Finalja e Copa America 2020 do të mbahet në Kolumbi, ka njoftuar Presidenti i Kombeve Andeane, Ivan Duque.
Kjo ngjarje në vitin tjetër do të mirëpritet nga Kolumbia dhe Argjentina – që është hera e parë që nikoqirë janë dy vende së bashku, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Duque e ka bërë njoftimin befasues nga Bogota dhe ka falënderuar Presidentin e Argjentinës, Maurico Macri për mbështetjen e tij.
“Mendoj se Kolumbia e ka edhe një arsye tjetër për të qenë e lumtur”, ka thënë Duque.
Copa Amerika 2020 do të jetë e katërta në gjashtë vitet e fundit.