Messi e quan Copa American të kurdisur

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Krerët e futbollit të Amerikës së Jugut kanë thënë se akuzat që vënë në pyetje integritetin e Copa Americas janë të pabaza dhe shfaqin mungesë respekti.

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, tha se gara është e korruptuar, pasi u përjashtua me karton të kuq në fitoren 2:1 që Argjentina e shënoi të shtunën mbrëma ndaj Kilit në ndeshjen për vend të tretë.

“Kupa është e kurdisur për Brazilin”, tha Messi pas ndeshjes.

Federata e Futbollit e Argjentinës ishte ankuar për gabime serioze dhe të mëdha pas humbjes 2:0 në gjysmëfinale, të mërkurën mbrëma ndaj nikoqirit, Brazilit.

Messi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 37-të të ndeshjes ndaj Kilit, pas një përplasjeje me Gary Medelin, që po ashtu mori të kuqin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme