Financimi i partive – deputetët kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie

Prishtinë | 01 Dhj 2023 | 11:41 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të konferencës së KDI-së, u mbajt paneli i parë i diskutimit me deputet të partive politike në Kosovë, me temën “Transparenca dhe llogaridhënia e financave të subjekteve politike”, raporton Ekonomia Online.  

Në këtë diskutim u tha se është e rëndësishme që të ketë transparencë dhe llogaridhënie nga partitë politike në lidhje me financimin, po ashtu u bë thirrje që brenda partive politike të ketë barazi gjinore dhe të bëhet kategorizim i shpenzimeve.

Eliza Hoxha, deputete e PDK-së, tha se duhet të ketë më shumë transparencë sa i përket financimit të partive politike. Ajo bëri thirrje që të ketë më shumë barazi gjinore në ndarjen e financave brenda partive politike.

“Fushatën e kam zhvilluar vetë me financat e mia dhe as nuk e kam ditur se a duhet që të kem financa nga partia ime. Nëse flasim në përgjithësi PDK-ja del me pasqyra të mira nga auditorët e pavarur. Mendoj që duhet të punohet tutje në transparencë të financimit të partive politike. Problemi qëndron që përtej ligjit ka agjenda të porositura. Në ligjin e ri edhe lista zgjedhore do të jetë me e gjere. Do të ketë më shumë gra. Unë si grua çka mund të them jeta ime në politik është me e varfër dhe më pak të hyra vjetore”.

Armend Zemaj, deputet i LDK-së, tha se të raportimi i partive sa i përket shpenzimeve financiare ka shumë çalime. Ai tha se pjesa kryesore ku duhet të fokusohen është financimi i jashtëm.

“Në aspektin e përgjithshëm mendoj se Kosova ka progres në këtë temë. Mendoj që financimi, shpenzim dhe raportimet, që të tirja i kanë anët pozitive dhe negative. Te financim ka pasur angazhim që kjo të jetë strikt sipas legjislacionit. Te raportimi gjithmonë ka pasur çalim. Pjesa me kryesore që duhet të fokusohemi është financimi i jashtëm, me vjen keq që partia e 51 për qindshit nuk është këtu”.

“Mendoj që partitë politike e kanë edhe interes transparencën. Mekanizmat ligjorë në Kosovë kanë shkuar duke u fuqizuar. Angazhimet për transparencë sidomos të shpenzimet dhe raportimi duhet me kërkuar afate të rregullta. Kjo ndërlidhje duhet të jetë në komisioni për mbikëqyrje të financave publike”, tha ai.

Besnik Tahiri, deputet i AAK-së, tha se duhet që t’i lihet pak kohë Ligjit të ri për financimin e partive politike  deri në përfundim të zgjedhjeve që janë afër dhe pastaj të shihet se ku mund të bëhen ndryshimet, raporton EO.

“Mendoj që ia vlen që të diskutojmë në transparencë dhe llogaridhënie. Mundem më thanë që në bazë të asaj AAK del se ne i kemi në rregull dhe kemi marr një vlerësim të mirë në transparencë dhe llogaridhënie. Duhet që të ja lajmë pak një kohë këtij ligji dhe me pa si po shkon zbatimi”.

“Pas këtyre zgjedhjeve duhet që të shihet se a duhet të ndryshohet diçka në këtë ligj. Nëse nuk ke buxhet nuk ke si zgjidhesh, politika e shkuarjes në teren është tepër e nevojshme. S’ka shans teorike pa një buxhet që të zgjidhesh deputet”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme