Finlanda dhuroi “pakon e amësisë” për foshnjën e parë që lindi në 10-vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 09:32 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall ka dhuruar një “pako të amësisë” për foshnjën e parë që lind më 17 shkurt.

Stjernvall tha se “Pakoja e amësisë” apo “kutia e foshnjës finlandeze” është një kuti e njohur në tërë botën me gjëra të nevojshme për vitin e parë të lindjes së fëmijëve, e cila jepet falas nga qeveria finlandeze për të gjitha foshnjat që lindin në Finlandë.

Ambasadorja e Finladës gjithashtu gjatë vizitës që i bëri nënës uroj Kosovën për 10-vjetorin e Pavarësisë.

Zëvendësministri i shëndetësisë, Granit Avdullahu falenderoi ambasadoren dhe tha se ministria është e përkushtuar që t’i plotësoj kushtet për të vegjëlit.

I kënaqur me vizitën ishte edhe drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci i cili tha se kjo vizitë dëshmon edhe njëherë vazhdimësinë e ndihmës finlandeze.

Foshnja e parë e lindur më 17 shkurt 2018 është e gjinisë femërore dhe ka ardhur në jetë në ora 03:40.

Të ngjashme