Finlanda ia dhuron mbi 400 milionë euro në Ukrainë

In this photo provided by the Ukrainian Emergency Service, firefighters work to extinguish fire at a building damaged by shelling, in Vinnytsia, Ukraine, Thursday, July 14, 2022. (Ukrainian Emergency Service via AP)
Prishtinë | 20 Jan 2023 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Finlanda njofton se do të japin donacion të ri prej mbi 400 milionë eurosh në pajisjet e mbrojtjes për Ukrainën.

Në këtë donacion nuk përfshihen tanket Leopard 2, për të cilat thanë më parë se do t’i dërgojë, pa u marrë vesh me aleatët, raporton BBC.

Gjithashtu, ky donacion do të trefishojë vlerën e ndihmës së mbrojtjes, totali i të gjitha do të barazohet prej 590 milionë eurosh, sqaron Ministria finlaneze e Mbrojtjes.

“Kjo pako nuk përfshin tanket Leopar, por përbëhet nga armatim dhe municion”, thotë Miika Pynnonen, këshilltar special i ministrit të mbrojtjes.

Të ngjashme