Finlanda shpreh mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Kryeministrja Marin shprehu mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.

Në takimin Kurti – Marin u bisedua për rritjen në 70 të numrit të ushtarëve finlandez në Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane, për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal.

Të ngjashme