Fiorentina pas Berardit

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Fiorentinas ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, italianin Domenico Berardi që është pjesë e Sassuolos, përcjellë të enjten sajti italian “Calciomercato”.

Bëhet e ditur se Fiorentina po kërkon transferimin e Berardit gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi për kartonin e tij, është e gatshme të paguajë 35 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Berardi shihet te Fiorentina si përforcim i duhur për repartin e sulmit. Ai këtë edicion, ka shëunar gjashtë gola në tetë paraqitje në Serie A kurse me Sassuolon ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Berardi vitin e shkuar ka debutuar edhe te Përfaqësuesja e Italisë, duke regjistruar pesë paraqitje deri më tani.

Të ngjashme