Festa e Vitit të Ri nuk ka kaluar pa të lënduar edhe në Prizren.
Mjeku i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Sadri Hulaj, tha se gjatë ndërrimit të viteve ndihmë mjekësore kanë kërkuar 9 pacientë, të cilët kanë marrë lëndime nga fishekzjarrët.
“Të gjithë të lënduarit janë trajtuar në mënyrë profesionale”, tha Hulaj për “PrizrenPress.com”.
Në Emergjencën e Prizrenit, gjatë ndërrimit të viteve janë trajtuar për sëmundje të ndryshme, edhe pacientë të tjerë.