Kalimi i Agim Bahtirit në Vetëvendosje si duket e ka shqetësuar shumë deputetin e PSD’së Fisnik Ismaili, i cili sot deklaroi se më pas këtij lajmi vendosi të mos kandidojë për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Ismaili që dikur ishte edhe vetë në Vetëvendosje ka ironizuar me kryetarin e Mitrovicës, duke thënë se s’ka çka kërkon në Kuvend duke e lënë Kosovën në duar të sigurta, pra në duar të Vetëvendosjes dhe Bahitirit tani.
“Ky lajm sapo ma konfirmoi se unë sivjet s’kam çka lypi me u kandidue, duke e dijtë që Kosovën po e lë në duer të sigurta”, ka shkruar Ismaili në rrjetin social Facebook.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Jam deklarue shumë herë se nëse ka njerëz më të aftë e më të denjë që e meritojnë ulësen time në Kuvend, me krejt vullnetin tërhiqem prej politikës. Ky lajm sapo ma konfirmoi se unë sivjet s’kam çka lypi me u kandidue, duke e dijtë që Kosovën po e lë në duer të sigurta.
I falënderoj krejt përkrahësit edhe dashamirët, përfshi edhe ata që kam mujtë me i dëshpërue, për besimin që e patën në mue. Pavarësisht zhvillimeve të dy vjetëve të fundit, unë kam qëndrue korrekt edhe besnikndaj parimeve e qëndrimeve të mia, duke e përfaqësue me dinjitetin më të madh që kam mujtë, jo vetëm votuesin tim, por secilin qytetar të Kosovës.
Sonte, me dy duert dhe krejt shpirtin, ia lëshoj rrugën gjeneratës së re, mendjendritun, parimore dhe super-inteligjente.
My job here is done. Natën e mirë.