“Fitorja e Romelës nuk erdhi nga Zoti”

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 19:36 | Nga

Pas fitores së 2 medaljeve në Botërorin e Peshëngritjes në Amerikë, kanë mbërritur në Shqipëri, kampionia Romela Begaj dhe presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza.

Gjatë prononcimit për mediat, Gjoza tha se Romela bëri një paraqitje shumë të mirë, prandaj asaj i duhet thënë faleminderit.

Nuk e kishit llogaritur Romelën për medalje?!

“Edhe Romelën e kishim llogaritur si kandidate për medalje, krahas peshëngritësve të tjerë meshkuj. Nuk erdhi nga Zoti, por nga krahët e saj. Është stërvitur për tu rishpallur kampione për të hedhur poshtë fjalët që e mbuluan me baltë në Kazakistan. Me mangësi financiare ajo realizoi të pamundurën.

Çfarë mund të thoni për skandalin me flamurin?

“Përsa i përket flamurit, kemi qenë më parë në sallë teksa dëgjuam himnin me organizatorët, dhe gjithçka ishte perfekt. Pyetëm vendin organizator, nëse i duhej flamuri ynë, por na thanë se e kishin, dhe nuk i duhej asgjë. Vendi organizator mban përgjegjësi për atë flamur. Ne u befasuam, sepse kishim me vete flamujt tanë, por vendi organizator na tha se nuk i nevojitet.

Do e presë qeveria Romela Begajn?

“Qeveria ka qenë e mbledhur sot në Shkodër, dhe i vjen keq që nuk e ka pritur dot Romelën sot. Presim përgjigjet e analizave anti-doping, dhe jam i sigurt që shteti do ta përgëzojë këtë peshëngritëse. Jemi federata e vetme që mund të sjellim medalje në Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme