Fituesja e Eurovizon Conchita Wurst e diagnostikuar me HIV

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 12:36 | Nga

Fituesja e Eurovizon Conchita Wurst ka zbuluar se është me HIV pozitiv dhe po merr trajtim të rregullt prej disa vitesh.

Këngëtarja austriake transeksuale tha se dëshironte ta mbante informacionin privat por ish i dashuri i saj e kishte kërcënuar se do ta publikonte lajmin.

“Unë s’do t’ia jap askujt të drejtën për të më trembur dhe për të ndikuar në jetën time,”-shkruajti ajo në Instagram. “Kur diçka e zbulon vetë është më mirë sesa nga një palë e tretë.”

Wrust shtoi se trajtimi i rregullt e kishte ‘shtypur’ virusin deri në masën sa nuk mund të zbulohej më në gjakun e saj.

“Unë shpresoj t’ju jap të tjerëve guxim dhe të ndërmarr një hap tjetër kundër njerëzve që, nëpërmjet sjelljes së tyre ose të të tjerëve, janë infektuar me HIV,”-shtoi Concita.

Wurst është artiste austriake dhe mori vëmendje ndërkombëtare pasi fitoi konkursin e Eurovizion 2014 me këngën ‘Rise Like A Phoenix With James Bond’.

https://www.instagram.com/p/BhmiEn7hw58/?taken-by=conchitawurst

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme