Miguel de Cervantes (1547-1616) ishte shkrimtar spanjoll, romancier, poet, dramaturg dhe ushtarak.
Njihet botërisht ngaqë është autori i romanit “Don Kishoti i Mançës”, një nga kryeveprat e letërsisë botërore të të gjitha kohërave.
Gjeni më poshtë disa nga thëniet e tij të urta:
Kështu janë femrat për natyrë, përbuzin ata që i dashurojnë e dashurojnë ata që i përbuzin.
Ku rron smira nuk mund të ketë virtyt.
Predikon mirë ai që jeton mirë.
Tridhjetë priftërinj me gjithë ipeshkvin në krye, nuk mund ta detyrojnë gomarin të pëllasë kundër dëshirës së tij.
Mund të ketë dashuri pa xhelozi, por jo dashuri pa frikë.
Nuk ka dashuri të çuar dëm.
Mbi majat më të larta godet rrufeja, e ku i bëhet më shumë rezistencë bën dëme më të mëdha.
Nëse nuk e shijon fatin kur e ke, mos u anko kur të mos e kesh.
Një fjalë në çastin e duhur vlen më shumë se njëqind në çastin e gabuar.
Fatkeqësitë e gjejnë fatkeqin edhe po të fshihet në skajin më të largët të tokës.
Mos kërko leje për të marrë diçka që mund të marrësh pa leje.
Secili është ashtu si Zoti e ka krijuar, e shpeshherë edhe më keq.
Ai që i rrëfen sekretin e vet një tjetri dhe i lutet të mos ia thotë askujt, është dy herë budalla.
Ndershmëria është politika më e mirë.
Besoji kohës, sepse ajo u jep zgjidhje të ëmbla edhe vështirësive më të hidhura.
Ku mbyllet një derë, hapet një tjetër.
Gënjeshtarit s’i zihet besë as kur thotë të vërtetën.
Vizitimi i vendeve të largëta dhe bisedimi me njerëz të ndryshëm, i bën njerëzit të ditur.
Mos dëshiro tepër e do të jesh njeriu më i pasur në botë.
Ji konçiz, pasi një fjali e gjatë nuk mund të pëlqehet kurrë.
Vetëm vdekja nuk ka ilaç.
Trishtimi nuk është për kafshët, por për njerëzit. Por nëse njerëzit e vuajnë tepër, kthehen në kafshë.
E djeshmja është thjesht një ëndërr dhe e nesërmja një vegim, por çdo ditë e jetuar mirë e bën të djeshmen një ëndërr lumturie dhe çdo të nesërme një vegim shprese.
Gënjeshtra zakonisht shkatërron miqësinë, kurse e vërteta dashurinë.
S’ka plaçkë më të lirë se lajkat.
Ai që do të shtiret budalla duhet që të mos jetë i tillë.
Ku mbretëron mjerimi nuk mund të ketë liri.
Nuk është punë që të nderon, t’ia hedhësh atij që të beson.
Smirë, rrënjë e të mirave të pafundme, brejtës i të gjitha virtyteve.
Nëse xhelozia është një shenjë dashurie, atëherë është si gripi për të sëmurin, që është një shenjë jete, por një shenjë e një jete të sëmurë.
Një njeri nuk vlen më shumë se një tjetër, nëse nuk bën më shumë se një tjetër.
Ruaju demit përballë, gomarit nga pas dhe priftit nga të gjitha anët.
Është në karakterin natyror të femrave: të injorojnë ata që i duan e të duan ata që i injorojnë.
Mund të humbasësh, si për një letër më shumë, si për një letër më pak.
Kundrejt atij që hesht, nuk ka përgjigje as dënim.
Hakmarrje të drejta nuk ekzistojnë.
Kush të do të mirën, të bën të qash.
Një zemër e dobët nuk e bën kurrë për vete një femër të bukur.
Dashuria e dëshira janë dy gjëra të ndryshme: jo çdo gjë që dashurohet dëshirohet dhe jo çdo gjë që dëshirohet dashurohet.
Nuk ekziston arsyetim i mirë që për shumë kohë të mbetet i tillë.