Fjalët prekëse të portierit të Liverpoolit: Ende nuk kam fjetur

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 17:52 | Nga

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius, ka reaguar në rrjete sociale pas finales së humbur me Real Madridin.

Liverpooli pësoi humbje me rezultat 3:1 në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev, ku Karius ishte fajtori kryesor, për dy prej golave të pësuar.

Karius gaboi te goli i parë i shënuar nga Benzema, dhe te goli i tretë i shënuar nga Gareth Bale.

24-vjeçari tashmë ka reaguar përmes një postimi në Twitter, ku ka shkruar se nde nuk ka fjetur pas humbjes së pësuar.

“Nuk kam fjetur deri tani, skenat po qarkullojnë vazhdimisht në kokën time. U kërkoj pafundësisht falje shokëve të skuadrës, tifozëve, dhe të gjithë stafit. E di se i kam kushtuar ekipit me dy gabimet dhe kam zhgënjyer të gjithë”, ka shkruar Karius në Twitter.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme