Princi Harry, Duka i Sussex, shprehu trishtim të madh mbrëmjen e kaluar në deklaratën e tij të parë publike që nga dita kur Buckingham Palace njoftoi se ai dhe gruaja e tij, Meghan, do të hiqnin dorë nga titujt e tyre mbretëror dhe nuk do ta përfaqësonin Mbretëreshën si anëtarë të familjes mbretërore.
Në fjalimin e tij, Princi ka shprehur se në të vërtetë nuk kishte asnjë mundësi tjetër, kishin shpresuar që bashkë më Meganin të vazhdonin t’i shërbenin Mbretëreshës, por pa fonde publike. “Fatkeqësisht, kjo nuk ishte e mundur,” tha ai.
Princi tha se ai kishte gjetur “dashurinë dhe lumturinë që kishte shpresuar” me Meghan, por gjithashtu qartësoi se ata “nuk po largoheshin”.
“Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime dhe një vend që unë e dua, që kurrë nuk do të ndryshojë,” tha ai.
Më parë gjatë këtij muaji, çifti njoftoi se do të tërhiqeshin nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore, do të ndanin kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut dhe do të punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht.
“Unë do të tërhiqja familjen time nga gjithçka, për të ndërmarrë një hap përpara në atë që shpresoj se mund të jetë një jetë më paqësore” ka thënë Harry.