Fjolla Morina i jep fund beqarisë, martohet me biznesmenin nga Gjilani

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, i ka dhënë fund beqarisë së saj.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me biznesmenin e njohur nga Gjilani, Fisnik Syla.

Çifti po planifikonin martesën gjatë muajit dhjetor, në një ceremoni shumë private dhe larg syrit të kamerave.

Lajmin për martesë e bëri të ditur vet këngëtarja Morina, përmes rrjetit social Facebook.

Ajo ndryshoi statusin në profilin e saj zyrtar në këtë rrjet social, duke e bërë nga beqare në “e martuar me Fisnik Sylën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme