Flamujt amerikanë vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Qeverisë

Prishtinë | 08 Nën 2022 | 08:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oborri i Qeverisë së Kosovës edhe të martën ishte i mbushur me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Flamujt i kanë vendosur disa aktivistë të shoqërisë civile në shenjë përkrahjeje dhe mirënjohjeje për Shtetet e Bashkuara, si aleati kryesor që ndihmoi çlirimin e Kosovës dhe më pas shtetndërtimin.

Arlind Ymeri, nga shoqëria civile një ditë më parë e ka dhënë shpjegimin se pse këta flamuj dhe pikërisht ky numër i tyre janë vendosur para ndërtesës së qeverisë.

“Arsyeja pse i kemi vendosur 17 flamuj ka të bëjë me datën e pavarësisë 17 shkurtin në shenjë falënderimi fillimisht për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e tyre për pavarësimin e Republikës së Kosovës”. 

Nga ana tjetër, gjesti i drejtohet dhe kryeministrit të tanishëm Albin Kurti, i cili së fundi, edhe njëherë shpërfilli këshillat e ShBA-së për të shtyrë për 10 muaj zbatimin e vendimit për targat ilegale në veri të Kosovës.

Të ngjashme