Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur 24 korrikun, ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmit në Mynih, ku në mesin e viktimave janë edhe shtetas të Kosovës, dhe në solidarizim me popullin gjerman.
Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt u ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Në pamjet e Ekonomia Online mund të shihni flamurin e Kosovës të ngritur në gjysmë shtizë në objektet e institucioneve të Kosovës.
Në Munih të Gjermanisë, të premten në mbrëmje, pas një sulmi terrorist u vranë Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj.