Kuvendi bëhet portokalli për “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 20:09 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, institucionet dhe organizatat e ndryshme po përcjellin mesazhe sensibilizuese.

Në këtë fushatë është përfshirë edhe Kuvendi i Kosovës, objekti i të cilit mbrëmjen e sotme është ndriçuar me ngjyrë portokalli.

“Sonte, objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës ndriçohet me ngjyrë të portokalltë, në kuadër të fushatës 16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ka shkruar në Facebook Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit.

Të ngjashme