U.d. e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, ka rikthyer flamurin Dardan në dokumente, website e zyre.
Kudo ku bëri fushatë, valoi flamuri i Dardanisë.
Ky simbol partiak, e shoqëroi Vjosa Osmani, në çdo aktivitet të elektoral kur ajo kandidonte për kryeministre të Kosovës, nga radhët e LDK-së.
Por, edhe pse nuk u bë kryeministre dhe nuk është pjesë e LDK-së, Osmani nuk ka hequr dorë nga Flamuri dhe Stema e Dardanisë.
Me të ardhur në krye të presidencës, ajo në cilësinë e u.d të Presidentit, mori vendim për ta rikthyer vulën dhe Flamurin Dardan si simbole të Presidencës.
Ai mund të shihet në çdo dokument të lëshuar nga kryetarja e shtetit, por edhe në vetë zyrën e saj, krahas stemës zyrtare të Republikës.
Ani pse këto simbole janë të lidhura me LDK-në, nga Presidenca mohojnë se këto janë simbole partiake./Express