Elbrus është mali më i lartë në Europë dhe ndodhet në Rusi, ne malet Kaukaze. Të kalosh 5642 m e tij është një detyrë shumë e vështirë për alpinistët, por Arineta Mula ia doli mbanë më së miri.
Mëngjesin e të dielës, alpinistja kosovare ka arritur të shpalosë jo vetëm flamurin e Kosovës, por edhe atë kuqezi të Shqipërisë pavarësisht kushteve të vështira klimatike dhe mungesës së një udhëheqësi në këtë aventurë.
Suksesin e saj, Arineta Mula preferoi ta ndajë me të gjithë shqiptarët nëpërmjet rrjeteve sociale .
‘Për Kosovën tonë”, ishte dedikimi i Mulës që nuk harroi të shprehë mirënjohjen edhe për autoritetet e Shqipërisë duke qenë së udhëtoi drejt Rusisë me pasaportën e Shqipërisë. “Kisha mundësi të tjera që më lehtësonin udhëtimin drejt Rusisë, por këmbëngula që të pres dhe të udhëtoj me pasaportën shqiptare”, vijonte Arineta Mula në postimin e saj.