Flamuri i Republikës së Kosovës është ulur në gjysmë shtize në konsullatën e shtetit në Strasburg të Francës.
Ky veprim është bërë në shenjë solidariteti për viktimat e një sulmi terrorist që ndodhi në Trebbes të Francës, ku mbeti i vrarë një polic që kishte dalë vullnetar për të shpëtuar një peng, si dhe pengmarrësi që deklaroi lidhjen me ISIS-in, transmeton tch.
Përveç të vrarëve, në këtë sulm që tronditi qytetin dhe pengjet, pati edhe rreh 16 persona të lënduar.
“Flamuri ynë në Konsullatën e Përgjithshme është lëshuar në gjysmë shtize në shenjë solidariteti me viktimat e sulmit terrorist dhe me Francën. Arnaud Beltrame dha jetën e tij për të shpëtuar të tjerët, një hero i vërtetë të cilit emri dhe sakrifica do t’i kujtohen gjithmonë”, ka shkruan Edon Cana, konsull i Kosovës në Strasburg.