Flamurtari pas shtatë ndeshjeve, shijon fitoren

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Flamurtari ka arritur të mposhtë Ferizajn në ndeshjen e xhiros së 12-të, me rezultat 3-2.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 29’, kur Bërbatovci mposhti portierin Shehu, i cili pësoi nga një dalje e gabuar.

Minuta e 55’ solli golin e barazimit, kur Krasniqi me një gol të bukur tundi rrjetën e kundërshtarëve, njofton Klan Kosova.

E supergoli i Iljasa Zylfiut në minutën e 69’ i dha për herë të parë epërsinë Flamurtarit, i cili doli në skenë edhe në minutën e 87’ për 3-1.

Golin e fundit të takimit për të ngushtuar rezultatin, shënoi Mazrekaj.

Në ndeshjen tjetër të së premtes, Drita ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj KEK-ut me rezultat 2-1 kurse Ballkani ka mposhtur Lirinë në derbin rajonal me rezultat 1-0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme