Si pasojë e një defekti në sistemin e orëve elektrike të mërkurën në një objekt banesor në Fushë Kosovë ka shpërthyer zjarri.
Jeta e banorëve atje ishte në rrezik, përderisa ishte e nevojshme edhe ndërhyrja e shërbimeve emergjente, përfshirë zjarrfikësit, emergjencën dhe policinë.
Këta të fundit, ndihmuan banorët duke u bërë më pas viral përmes një fotografie në rrjetet sociale.
Në emisionin #gjesi në T7, dy zyrtarët policor rrëfyen këtë përvojë, të cilën nuk e kishin përjetuar më parë.
“Është hera e parë që kena marrë pjesë në një aksion të tillë, por fal përgatitjeve profesionale që i kemi nga e kaluara, nga akademia kena arrite me menaxhu stresin, natyrën e rastit dhe kemi arrite me i largu personat që kanë qenë brenda e që kanë qenë të rrezikuar nga tymi i madh që ka qenë brenda ndërtesës, tha Bajram Qerimi.
Ndonëse edhe jeta e tyre ishte në rrezik, ata ndihmuan banorët që ishin ë rrezikuar në ato momente.
“Në ato momente vetëm kena dëshirë që mos me pas të lënduar te qytetarët, nga banorët aty brenda dhe si e kena marrë informatën se zjarrfikësit mund të vonohen dhe ajo kohë mund të jetë fatale për banorët dhe pa menduar dy herë jemi futur brenda dhe kemi vakuar qytetarët” tha Arbnor Bullatovci, njëri nga zyrtarët policor.
Pas këtij aksioni, Qerimi dhe Bullatovci kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak se janë prekur nga tymi dhe flakët.
“Ne vetëm kemi bërë punën tonë”, u shprehën për fund dy zyrtarët policorë.