Senatori amerikan John McCain vdiq me krenari në vendin e tij të lindjes pak orë pasi kishte vendosur së bashku me familjen për t’i dhënë fund mjekimit të kancerit.
Ky vendim ishte marrë vetëm rreth 40 orëve, as dy ditë të plota, para se të mbyllte sytë për herë të fundit.
Vendimin se qenë detyruar të heqin dorë nga mjekimi i një kanceri të lokalizuar në tru, e kishin kumtuar familjarët e McCain.
“John ka tejkaluar pritjet për mbijetesën e tij”, thanë para dy ditësh familjarët.
Pas këtij lajmi, pasuan reagime të shumta tek kolegët senatorë republikanë dhe demokratë, të cilët nuk pajtoheshin se ‘jetës së McCain po i vinte fundi’.
“I gjithë klani McCain po bën atë që familja e tyre ka bërë prej brezash të tërë, po përballon sfidat me dinjitet”, shkroi senatori republikan Lindsey Graham.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë me John McCain dhe familjen e tij”, shkroi në Twitter kreu i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.
Dhe, mbrëmja e kaluar ishte e fundit për heroin e Vietnamit, të cilit i pushoi së rrahuri zemra që e mbajti të fortë në luftë.
Ndryshe, McCain vuante nga një lloj i kancerit që quhet “glioblastoma”, i lokalizuar në tru.