Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, deklaroi se pyetja mbi ngjarjet në Bularat është nëse duhej qëlluar apo jo Kostandin Kacifas.
“Nuk mendoj se ka nevojë të kemi nacionalistë grekë që të keqpërdorin këtë situatë të trishtë. Nga njëra anë mos lejojmë nacionalistët të përdorin këtë situatë, nga ana tjetër të jemi të hapur për ta zgjidhur problemin mes dy vendeve, nëse nuk ka asgjë për të fshehur”, u shpreh Fleckenstein, raporton Tch