Flet avokati: Berisha nuk u ftua për asnjë shkelje ligjore

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Avokati Besnik Berisha, ka reaguar ndaj lajmit i cili po qarkullon sot në media, se Rilind Berisha, u ftua nga Gjykata Speciale, për shkelje ligjore si dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas avokatit të Rilind Berishës, ai nuk u ftua për asnjërën nga arsyet e lartëpërmendura, por u ftua në cilësinë e dështimtarit, arsye kjo e cila lidhet me fusheveprimtarine e zyrës që koordinon procesin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare te personave që mund të jenë të akuzuar potencial nga Dhomat Specializuara.

Postimi i plotë:

Per ata qe u intereson, ne cilesine e avokatit te z. Rilind Berisha,

Duke pare interesimin e mediave per arsyen e fteses se z. Rilind Berisha, nga zyra e Prokurorit te Specializuar dhe me qellim te evitimit te pasaktesive te cituara deri me tani, sqarojme se:

z. Rilind Berisha nuk eshte ftuar e as marre ne pyetje nga Prokurori i Specializuar per asnje shkelje ligjore, e as per rrjedhen e informacionit ne menyre te jashteligjshme, sic eshte raportuar ne media.

Intervistimi i z. Berisha nga Prokurori i Specializuar eshte bere ne cilesine e deshmitarit dhe ekskluzivisht lidhet me fusheveprimtarine e zyres qe koordinon procesin per mbrojtjen juridike dhe mbeshtetjen financiare te personave qe mund te jene te akuzuar potencial nga Dhomat Specializuara.

Z. Berisha ka permbushur detyrimin e tij qytetar per t’iu pergjigjur fteses se Prokurorit te Specializuar dhe njejte do te veproje edhe ne te ardhmen, nese vec paraqitet ndonje kerkese e tille.

Faleminderit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme