Axha i Ardit Zymerit 19 vjeçar, i vrarë mbrëmë në Vushtrri, Nysret Zymeri, tha për Ekonomia Online se nuk e di se si ka ndodhur rasti. Ai tha se familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd.
Ai njoftoi se për rastin, familja është informuar mbrëmë dhe se sipas tij dorasin e as familjen e tij nuk e njohin ende.
“Arditi ka qenë djali i vëllaut. Informatë zyrtare nuk kemi deri më tani. Nuk e dimë se si ka ndodhur, të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk e kemi pritur, e kemi ditur që e kemi një armik, por këndej nuk kemi pritur asgjë. Kjo na ka ndodhur, informatën e kemi marrë mbrëmë, nuk e kemi njohur dorasin, as tani nuk e njohim. Janë edhe tre fëmijë, një vajzë edhe dy djem”, ka thënë ai.