Flet vëllai i biznesmenit që u vra nga babai i tij: Ishte person bujar dhe trim

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Albert Krasniqit iu dha lamturia e fundit sot në Varrezat e Qytetit në lagjen Dragodan të Prishtinës. I njëjti dyshohet se u vra mbrëmë nga babai i tij, Skender Krasniqi.

Vëllau i tij, Yll Krasniqi ka publikuar sot një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, duke e përshkruar Albertin si djalë bujar dhe trim.

“Për ata që e njohën mirë Albertin ai ishte zemra e huaj dhe një person që nuk peshohet me askënd për nga bujarësia dhe trimëria e tij”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Në anën tjetër axha i tij ka thënë se vëllai i tij, Skender Krasniqi, e ka vrarë pa dashje djalin e tij.

Ai e kishte përshkruar Albertin si “djalë problematik”, por ka shtuar se ai ka qenë i mirë për familjen.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme