Flick shpallet trajneri i muajit në La Liga

Prishtinë | 29 Sht 2026 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit shtator në La Liga, pas një ecurie mjaft pozitive me gjigantin katalunas.

Nën drejtimin e teknikut gjerman, Barcelona tregoi stabilitet dhe formë të lartë në elitën e futbollit spanjoll, duke mbyllur katër ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij muaji pa asnjë humbje.

Përveç pikëve të grumbulluara, skuadra katalanase shfaqi efikasitet të jashtëzakonshëm para portës kundërshtare, duke realizuar plot 19 gola dhe duke pësuar vetëm pesë.

Rezultatet bindëse dhe loja sulmuese e instaluar nga Flick bënë që drejtuesit e kampionatit spanjoll t’ia besojnë atij çmimin individual të më të mirit për muajin që po lëmë pas.

Të ngjashme