Florim Isufi: Këtë javë ia nisim punën për demarkacionin

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 12:53 | Nga

Florim Isufi, anëtar i Komisionit të ri për demarkacionin e kufirit me Malin i Zi, thotë se ky komision do të nisë punën brenda javës, ndërsa për një muaj pritet të dalin me raport.

Në një prononcim për Gazetën Express, ai ka thënë se janë duke e kompletuar dokumentacionin dhe pasi të përfundojnë, kryetari i Komisionit Shpejtim Bulliqi, do të merret vesh me kryeministrin Ramush Haradinaj që më pas të fillojë punën Komisioni.

“Pasi do kompletohet dokumentacioni, kryetari i grupit merret vesh me kryeministrin se kur kompletohet edhe pjesa tjetër përcjellëse”, ka thënë Isufaj për Gazetën Express.

“Për dëshirën time dhe për vullnetin tim, do të fillonte sot, por besj se do të fillojë këtë javë”, është shprehur anëtari i komisionit për Demarkacion.

Isufaj ka thënë se ky komision për një muaj do dalë me raport final për cështjen e demarkimit të kufirt me Malin e Zi.

Javën që shkoi, Qeveria ka miratuar komisionin e ri, ndërkohë që Haradinaj, komisionin e vjetër formalisht e kishte shkarkuar në mbledhjene parë të qeverisë.

Anëtarë të komisinit të ri janë Shpejtim Bulliqi, Univeristiteti i Prishtinës, kryesues, Zejnullah Gruda, UP, anëtar, Martin Berishaj, Universiteti i Lubjanës, anëtar, Hamit Basholli, anëtar – gjeodet, Florim Isufaj, UP dhe profesori Riza Smaka.

Isufi në një intervistë javën që shkoi ka thënë se me këtë raport do të dokumentohet se Kosova ka humbur 80 kilometra katrorë aq s aka fituar Mali i Zi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme