Florin Krasniqi: Kurti s’ka asnjë respekt për Amerikën

Prishtinë | 16 Sht 2023 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, ka thënë se kryeministri Kurti s’ka asnjë respekt për Amerikën.

Këtë, Krasniqi e thotë me plot bindje, madje duke treguar edhe histori nga përvoja e përbashkët me shefin e ekzekutivit.

Krasniqi për lajmi.net ka shpalosur edhe detaje të tjera nga rrugëtimi në partinë që aktualisht udhëheq me vendin.

Një prej tyre është edhe kontributi financiar, ndërsa me theks të veçantë cilësoi pozicionin e Kurtit karshi ShBA-së.

Krasniqi, pohoi se ai e ka njohur Kurtin si kritik, por jo në këtë masë.

Të ngjashme