Fluks kërkesash gjatë pandemisë, s’ka avionë privatë sa duhet për të pasurit

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Një rritje e madhe e kërkesës për të përdorur avionë privatë nga të pasurit gjatë pandemisë ka bërë që operatorët të hasin në vështirësi të mëdha për të siguruar shërbimit e duhur.

Sipas WingX, gjatë këtij viti pati rreth 4.2 milionë fluturime me avionë privatë, ose e thënë ndryshe 54% më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm.

Sipas operatorëve, kërkesa ka ardhur në rritje pas vështirësive që kanë pasur kompanitë e fluturimeve komerciale, si dhe shtimit të njerëzve të pasur, sidomos në Amerikë.

Shembull për këtë, është operatori i shërbimeve ajrore të luksit Flexjet i cili vetëm gjatë muajit shtator pati një shtim me 53 të fluturimeve dhe gjithashtu ka shtuar dhe flotën e avionëve me 40% brenda vitit.

Operatori rival NetJets shtoi 30 avionë të tjerë në florën e tij dhe po mendon të investojë mbi 2 miliardë euro për të blerë 100 avionë të tjerë deri në vitin 2022.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme