Fluturimi New York-Londër realizohet në kohë rekorde

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Ekspertët kanë përgëzuar realizimin e fluturimit të kompanisë britanike, British Airways nga Nju Jorku për në Londër në kohë rekorde.

Aeroplani i llojit, Boeing 747-436 ka arritur shpejtësi deri në 1,327 kilometrave në orë, teksa ka kaluar mbi rrymat e Stuhisë Siara.

Fluturimi nga Nju Jorku për në Aeroportin Heathrow të Londrës është realizuar për katër orë e 56 minuta.

Sipas shërbimit që vëzhgon fluturimet, Flightradar24, ky fluturim ka thyer rekordin prej 5 orëve e 13 minutave të realizimit të fluturimit Nju Jork-Londër.

Ish-piloti, Alastair Rosenschein ka thënë se aeroplani ka arritur “shpejtësi fenomenale”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme