Është mbajtur takimi përmbyllës i ekspertit të Fondit Monetar Ndërkombëtar John Buchanan, i cili ka ofruar asistencë teknike dy javore në administratën tatimore për forcimin e programit të saj të kontrollit tatimor dhe proceseve.
Gjatë këtij misioni është diskutuar me menaxhmentin e lartë për të mbështetur më tej progresin, dhe për t’i adresuar pengesat për përparimin e vazhdueshëm në këtë fushë.
Gjatë kësaj asistence teknike janë mbajtur dy punëtori me grupin punues që t’i iniciojë teknikat e përditësuara të kontrollit për industrinë e ndërtimit dhe për tatimin e mbajtur në burim.
Eksperti i FMN-së është shprehur mjaft i kënaqur me bashkëpunimin me zyrtarët e ATK-së, dhe ofrimin e materialeve për fillimin e punës në modernizimin e procesit të kontrollit, dhe ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur ATK-në në këtë proces edhe në të ardhmen.
Nga ana tjetër Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj vlerësoj lartë bashkëpunimin me FMN-në dhe njeherit kërkoj që ky bashkëpunim të vazhdoj.
Rikujtojmë se FMN ka mbështetur që nga themelimi ATK-në në zhvillimin dhe implementimin e shumë projekteve, të cilat kanë ndihmuar realizimin e objektivave të administratës tatimore.