Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike botërore këtë vit dhe vitin tjetër, duke paralajmëruar se tarifat e mëtejshme të SHBA-së ose një dalje e parregullt e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, mund të ngadalësojnë më tej rritjen ekonomike, dobësojnë investimet dhe çrregullojnë rrjetin e furnizimit.
FMN-ja tha se tani pritet një rritje ekonomike botërore prej 3.2 për qind në vitin 2019 dhe 3.5 për qind në vitin 2020, një rënie prej 0.1 pikë përqindjeje për të dy vitet, që nga parashikimi i saj në muajin prill.
“Rreziqet tjera të rëndësishme përfshinë një ngadalësim ekonomik të papritur në Kinë, mungesë rimëkëmbjes në eurozonë, një BREXIT pa marrëveshje dhe një përshkallëzim të tensioneve gjeopolitike”, tha Gita Gopinath, zyrtare e lartë e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Fondi u bëri thirrje vendeve të punojnë në nivel multilateral për të ulur tensionet tregtare dhe për të dhënë fund pasigurisë në lidhje me statusin e marrëveshjeve të tregtisë midis Britanisë dhe BE-së, si dhe Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë.