FOL fiton rastin ndaj MTPT-së për qasje në kontratën e autostradës Morinë-Merdar

Prishtinë | 06 Mar 2018 | 17:01 | Nga

Lëvizja FOL është njoftuar sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë se ka fituar rastin ndaj Ministrisë së Infrastrukturës (ish-MTPT), e cila para tetë vitesh kishte refuzuar kërkesën për qasje në dokumentet publike, konkretisht qasjes në kontratën për ndërtimin e autostradës Morinë- Merdar.

Në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, thuhet se aprovohet si e bazuar kërkesë-padia e paditësit “Lëvizjes FOL”, dhe se MTPT (tani Ministria e Infrastrukturës) detyrohet që brenda 30 ditëve t’i lejojë Lëvizjes FOL që të ketë qasje në “Dosjen e tenderit për ndërtimin e autostradës për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdar dhe kopjen e kontratës për ndërtimin e kësaj autostrade”.

Që nga fillimi i këtij projekti FOL kishte kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të jenë transparente në këtë të gjitha proceset tenderuese, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.

FOL pret që pasi ky aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm Ministria e Infrastrukturës do të lejoj qasjen në dokumentet e kërkuara 8 vite më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme