Tërmeti që ka goditur Shqipërinë në mëngjesin e së martës e që deri më tani ka rezultuar me 18 të vdekur dhe mbi 600 të lënduar padyshim që mobilizuar shumë miq të shtetit shqiptar.
Edhe kompania vendore Frutex në kuadër të Fondacionit “Golden Eagle” po bashkëndjen me dhimbjen e familjarëve të viktimave.
Krahas mbështetjes morale për familjet, Fondacioni “Golden Eagle” po bënë përgatitjet e duhura që gjatë ditës së nesërme të dërgojë kamionë me ndihma për familjet e dëmtuara nga tërmeti.
Kujtojmë që Fondacioni “Golden Eagle” çdo vit ka ndërtuar shtëpi për familjet në nevojë, ka dhuruar apartamente, bursa, medikamente etj.