Fondacioni Golden Eagle sjell Golden Idea

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Fondacioni Golden Eagle me projek të ri në mbështetje të ndërmarrësve te ri

Fondacioni Golden Eagle ju fton të jetësoni ëndrrën tuaj nëpërmjet Golden Idea. GOLDEN IDEA është mundësia e gjithësecilit që ka një ide biznesi mirëpo i nevojitet mbështetje për ta realizuar atë. GOLDEN IDEA është gara e madhe për iden më kreative dhe inovative për start-up, është mundësia e artë për ti jetësuar ëndrrat e ndalura në gjysmë.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata që kanë ide biznesi pa marrë parasysh moshe apo gjinie. Forma e aplikimit është shumë e thjeshtë, shkruani iden tuaj të biznesit në jo më shumë se 500 fjalë dhe dërgojeni atë në [email protected].

Të gjitha aplikimet do të shikohen dhe vlerësohen nga juria profesioniste dhe pastaj gara e madhe do të zhvillohet në televizionin ATV, ku për cdo edicion katër gjysmë finalistët do të financohen me nga 1000 euro, ndërsa GOLDEN IDEA me 20,000 euro për themelimin dhe zhvillimin e biznesit.
Çdo javë në ATV gara e madhe për iden më të mirë.

Të ngjashme