Lajmin e ka bër të ditur pronari i kompanisë, Frutex, z.Shaqir Palushi që udhëheq me fondacionin.
“Frutex duke filluar nga data 02.03.2020 deri në fund të vitit do të ndaj nga 1 cent për cdo produkt të shitur Relax. Nga mjetet e tubuara përmes Fodacionit Golden Eagle , do të ndahen donacione në mbështetje të rasteve në nevojë” ka njoftuar Palushi.
Kujtojmë se fondacioni që drejton z.Palushi çdo vit krahas ndërtimit të shtëpive për familjet në nevojë ka ndarë mbi 100 bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe viset tjera shqiptare.
Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!
Edhe fëmijët e sëmurë nga kanceri kanë qenë ndër përfituesit e parë nga Fondacioni Golden Eagle, ku ky i fundit kishte ndarë një shumë të të hyrave të tij për trajtimin dhe shërimin e tyre.