Fondacioni Humanitar Golden Eagle ndan 13 mijë euro për mantilbarëdhet

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Fondacioni Humanitar Golden Eagle ka ndarë një shumë prej 13 mijë euro për doktorrët, të cilët janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër Coronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi.

“Sot syt e të gjithë njerzimit janë drejtuar tek mjekët të cilet i shohim si shpresë e vetme për shpëtim nga kjo e keqe që ka kapluar boten.

Ata sot po rrezikojnë jeten e tyre për të shpëtuar jetë.

Zoti i ruajt kudo që janë.

Fondacioni Golden Eagle ndanë për stafin e Reparti Infektivë të QKUK-së:10000 Euro.

Për stafin e QKFM-Suharekë:3000 Euro.

Të dashur qytetar mbështetja më e madhe që mund ti japim atyre është duke respektuar këshillat e tyre”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme