Fondacioni humanitar “Golden Eagle” dhe kompania Frutex me moton “Dhuro 5 cent, për ndërtimin e 7 shtëpive”, për më pak se një muaj që nga fillimi i fushatës deri më sot kanë mbledhur 34,860 €.
Fondacioni humanitar “Golden Eagle” dhe kompania Frutex, me 4 shkurt, ka nisur fushatën për mbledhjen mjeteve, për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, ku për çdo produkt të shitur të pijeve RELAX, do të ndahen nga 5 cent, dhe mjete e mbledhura do të shkojnë për ndërtimin e këtyre shtëpive. Mjetet ne shume prej 34,860 €. Janë mbledhur nga data 4 shkurt deri më datën 2 mars të ëktij viti
Fushata e nisur në shkurt do të zgjas deri në bledhjen e mjeteve për ndertimin e këtyre shtëpive. Ndërtimi i shtëpive do te fillon ne muajin Mars, ku i gjithë projekti pritet te kushtoj rreth 140 000 euro.