Fondacioni “Valon Vataj” mundëson hapjen e Qendrës Rekreative “Duje”, do t’u shërbejë personave me Sindromën Down e Autizëm

Suharekë | 01 Qer 2023 | 11:48 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 Qershori, të enjten është përuruar Qendra Rekreative “Duje”, e cila është ndërtuar për t’iu shërbyer personave me Sindromen Down dhe Autizëm. Ky projekt është financuar nga Fondacioni “Valon Vataj”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se ndërtimi i kësaj qendre, ka për synim krijimin e kushteve sa më të mira për fëmijët me nevoja të veçanta dhe mundësive për integrimin e tyre në shoqëri.

Objekti ka një hapësirë prej 400 metra katror dhe së ndërtuari ka filluar para gjashtë muajsh.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ndonëse tha se komuna që ai e drejton ka donacione të shumta, këtë e veçoi më shumë. Ai shtoi se arsyeja është se kjo kategori po bëhet me qendër rekreative.

“Me të vërtetë qytetarët e Suharekës duhet me u krenuar për gjithë bizneset. Për neve është një festë për Komunën e Suharekës, pasi kemi pas nevojë që edhe këtë kategori siç kemi bërë edhe me kategoritë tjera, kështu që po e përmbyllim edhe me këtë kategori”, tha Muharremaj.

“Kur mw ke thënë vitin e kaluar se me disa biznese do ta marrësh me ndërtuar këtë për gjashtë muaj, kam qenë shumë skeptik”, tha ai.

Valon Vataj, drejtor i Fondacionit “Valon Vataj”, tha se ndihet i plotësuar shpirtërisht me ndërtimin e këtij objekti.

Ai falënderoi bashkëpunëtorët, teksa shtoi se me ndërtimin e kësaj qendre, është plotësuar ëndrra e tij. Sipas tij, “Duje” do t’i qëndrojë kohës.

“Në jetën time jam ballafaquar me sfida e suksese të ndryshme mirëpo ajo që sot po e përjetoj është ndjenja më e mirë, ndjenë e cila ma mbush shpirtin plot”.

“Iniciativat e Fondacionit ‘Valon Vataj’ nuk do të ndalen, ato do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke shpresuar që edhe vendet tjera sikur Suhareka që dhjetar projekte realizohen nga ndërmarrësit tanë duke e bërë qytetin tonë model i solidaritetit dhe dashurisë për vendin. ‘Duje’ do t’i qëndrojë kohës dhe do të jetë një vepër e cila do të jetoj me të duke e plotësuar ëndrrën time jetësore, kontributin në shoqëri”, tha Vataj, raporton EO.

Të ngjashme