Fondi Pensional s’i identifikon pronarët për kontributet e arkëtuara para 6 vjetëve

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 16:14 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për aprovimin e inkasimit të fondeve të pa alokuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, sipas njoftimit nga fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, sipas gjendjes në fund të vitit 2018.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se nuk kanë arritur të identifikohen pronarët në lidhje me kontributet të cilat i ka pranuar para më shumë se 6 vjetëve, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës

“Kemi pranuar shkresën,  njoftimin mbi fondet e paalokuara mbi Fondet e Kursimeve Pensionalë të Kosovës nga bordi drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në lidhje me kontributet të cilat i ka pranuar para më shumë se 6 vjetëve dhe për këtë deri me sot nuk kanë arritur të identifikohen pronarët”, tha Hamza, raporton Ekonomia Online.

Hamza ka thënë se janë shterur mundësitë që të identifikohen pronarët për kontributet të arkëtuara nga 1 tetor 2011 deri 31 dhjetor 2012.

“Bordi drejtues i fondit të kursimeve pensionale të Kosovës njofton qeverinë e Kosovës se janë shterur mundësitë që të identifikohen pronarët për kontributet të arkëtuara nga 1 tëtor 2011 deri 31 shjetor 2012 dhe të cilat kanë ngelur të pabarazuara deri më tani”, tha Hamza.

“Ministria e Financave ka përgatitur materialin për propozim vendim për kursim dhe ndarje të kategorive ekonomike në nivel qendror dhe në shtojcë është e vendosur specifikacioni i këtij vendimi dhe ju lutem që ndërkohë të lind një nevojë e re ,  që t’i  lidhet këtij propozim vendimi që të kemi transfer prej ministrisë së punëve të jashtme në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës në shumë prej 600 mijë euro”, është shprehur Hamza.

Shqyrtimi i propozim-vendimit për kursime, ndarje dhe transferE buxhetore të organizatave buxhetore, në pajtim me nenin 15 e ligjit për buxhetin për vitin 2018, është miratuar.

 

 

 

 

Të ngjashme