Qeveria ka miratuar propozimin për emërimin e Bordit Drejtues të Fondit për Sigurimet Shëndetësore.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se ky është një vendim i rëndësishëm drejt zbatimit të qëllimeve të përcaktuara për sigurimet shëndetësore, raporton Ekonomia Online.
Andaj sipas Ismailit themelimi i këtij bordi do të ndihmojë në funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.