Fonseca e do Smallingun në Romë

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i klubit italian beson se “Giallorossi” do ta blejnë përfundimisht kartonin e qendërmbrojtësit anglez

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca thotë se do të donte ta shohë në ekipin e tij Chris Smallingun edhe sezonin e ardhshëm.

Qendërmbrojtësi anglez ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë sezon tek “Giallorossi”, ku është i huazuar nga Manchester Unitedi.

Edhe pse Roma po has në vështirësi për ta mbajtur 30 vjeçarin, Fonseca shpreson që klubi nga Serie A ta gjejë mënyrën për ta mbajtur mbrojtësin stabil.

Për Smallingun, “Djajtë e Kuq” i kërkojnë 20 milionë euro.

Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Arsenali. 

Të ngjashme