“Football Leaks”, Manchester City kërcënohet nga UEFA

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Skuadra kampione e Anglisë, Manchester City rrezikon seriozisht përjashtimin nga kompeticionet europiane, për mosrespektim të rregullores së “Fair Play”-t financiar.

Ai që e konfirmon këtë është presidenti i Komitetit të Kontrollit Financiar të UEFA-s, Yves Leterme.

Sipas të përditshmes “Telegraph” dhe tabloidit “Daily Mail”, Leterme deklaroi se, nëse të dhënat e zbuluara nga “Football Leaks” do të konfirmohen, atëherë ndaj “Citizens” do të aplikohen sanskionet më të rënda.

Në deklaratën e tij, Leterme iu referua dokumenteve të vitit 2015, sipas të cilave, 60 milionë paund u derdhën drejtpërdrejt në arkat e Manchester Cityt nga kompania pronare e klubit, “Abu Dhabi United Group”, që e regjistroi këtë lëvizje si pagesë për sponsorizimin nga “Etihad”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme