Forcat afgane përleshen me talibanët që në ditën e parë të marrëveshjes

Prishtinë | 22 Shk 2020 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Forcat qeveritare afgane dhe militantët talibanë janë përplasur mes vete në disa pjesë të Afganistanit që në ditën e parë të hyrjes në fuqi të marrëveshjes për zvogëlimin e dhunës.

Nëse kjo marrëveshje zbatohet në pjesën më të madhe të saj, Shtetet e Bashkuara dhe talibanët kanë paralajmëruar se do të nënshkruajnë një marrëveshje tjetër më 29 shkurt, e cila mund ta sjellë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani pas gati dy dekadave.

Talibanët i sulmuan forcat afgane në provincën Balkh në orët e hershme të së shtunës, sipas një zëdhënësi të policisë rajonale.

Sulmi u konfirmua nga zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, i cili tha se një grup i forcave afgane u përpoq të hynte në territorin e kontrolluar nga talibanët.

Ai gjithashtu konfirmoi se mes palëve ka pasur edhe përleshje tjera të ngjashme në pjesë të tjera të Afganistanit, duke shtuar se këto ngjarje nuk paraqesin shkelje të marrëveshjes.

Asnjëra palë nuk ka dhënë hollësi për pasoja të mundshme në njerëz pas këtyre përleshjeve, shkruan “Reuters”.

Të ngjashme