Forcat ushtarake të SHBA-së do të qëndrojnë në Irak “për aq kohë sa është e nevojshme”.
Kështu do të veprohet për të ndihmuar në stabilizimin e rajoneve që kanë qenë të kontrolluara nga Shteti Islamik, sipas zëdhënësit të koalicionit ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters.
“Ne do t’i mbajmë trupat atje për aq kohë sa ne mendojmë se është e nevojshme… Pasi që ISIS (Shteti Islamik) është mundur ushtarakisht, është e nevojshme që ne ende të qëndrojmë për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në këto zona”, ka deklaruar për një konferencë shtypi, koloneli Sean Ryan.
Numri i ushtarëve amerikanë mund të zvogëlohet, varësisht nga fakti se kur forcat e tjera të NATO-s do të vendosen për të ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë irakiane.
Aktualisht rreth 5 mijë e 200 trupa amerikane janë të vendosura në Irak.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë rreth 2 mijë trupa në Siri duke ndihmuar forcat demokratike siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët që t’i çlirojnë territoret e kontrolluara nga Shteti Islamik.