Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga forcat e Arabisë Saudite ka kryer sulme ajrore kundër forcave Houthi, të cilat mbështeten nga Irani. Televizioni shtetëror saudit njoftoi se sulmet u kryen në kryen në kryeqytetin e Jemenit, Sana. Luftimet e fundit kanë shkaktuar rritje të tensioneve në rajon.
Sulmet ajrore u përdoren për t’i goditur sistemet e mbrojtjes ajrore dhe pozicionet tjera ushtarake në qytetin e kontrolluar nga rebelët dhe ndodhën disa ditë pas sulmit me raketë që ndodhi në një aeroport të Arabisë Saudite.
Koalicioni i myslimanëve sunitë, të cilët mbështeten nga shtetet perëndimore, ka luftuar me rebelët e grupit Houthi që nga viti 2015 në përpjekje për ta kthyer në pushtet qeverinë e njohur nga komuniteti ndërkombëtar, të cilët u dëbuan nga kryeqyteti nga forcat rebele.
Rebelët Houthi i kanë shpeshtuar sulmet me dronë dhe raketa në qytete të ndryshme të Arabisë Saudite muajve të fundit në kohën kur janë rritur tensionet mes Iranit dhe shteteve të Gjirit Persik e Shteteve të Bashkuara.
Konflikti i Jemenit më tepër vlerësohet si luftë mes Arabisë Saudite dhe Iranit. Sidoqoftë, rebelët kanë mohuar se marrin urdhra nga Tehrani dhe se i kanë marrë armët për të luftuar kundër korrupsionit.
Deri tash, në luftën civile të Jemenit janë vrarë më shumë se dhjetë mijë njerëz, shkruan “Reuters”.