Të paktën nëntë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK u neutralizuan në operacionet e kryera nga forcat turke të sigurisë në juglindje të vendit dhe në veri të Irakut.
Ministria e Brendshme e Turqisë bën të ditur se të paktën 6 terroristë u neutralizuan në periferi të provincave turke Bingol, Agri dhe Tunceli.
Në mesin e terroristëve të neutralizuar është dhe Mehmet Sirin me emrin e koduar “Poyraz Agir”, i cili ishte në listën e terroristëve më të kërkuar në Turqi.
Zyra e Guvernatorit në Bingol gjithshtu njoftoi se në operacionet anti-terroriste ra dëshmor edhe një ushtar turk dhe dy të tjerë u plagosën, shkruan AA.
Në të njëjtën kohë, forcat ajrore turke kryen gjithashtu goditje të forta në bazën e PKK-së në rajonin verior Avasin-Basyan.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë tha se të paktën 3 terroristë u neutralizuan në këto sulme.